Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues  gjatë orëve të paradites, por herë pas-here priten edhe vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës të sjellë vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin verior si edhe në juglindje të Shqipërisë duke rrezikuar momentet me reshje të pakta shiu.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale, por ulen ndjeshëm maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al