Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të mbizotërojnë kushtet e motit në të gjithë territorin Shqiptar.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të  izoluara.

Po ashtu edhe pasditja do të vijojë më vranësira të shpeshta. Rrebeshe të izoluara shiu POR nuk do të mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime. Parashikohet që lagështira në ajër të jetë në nivele shumë të larta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 34 gradë C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3  ballë./tvklan.al