Njerëzit e administratës do t’u nënshtrohen konkurseve për të ruajtur vendet e punës ndërsa ata që pretendojnë të punësohen si nëpunës civil duhet të konkurojnë para komisioneve përkatëse. Fituesve në konkurs do t’u duhet dhe një vit provë para se të zënë vendin e ri të punës. Deputetët demokratë kanë kundërshtuar në Parlament nene të veçanta të statusit të nëpunësit civil duke votuar kundër.

Parlamenti u ka hapur rrugë sot eliminimit të mbi 2 milion minave që ndodhen aktualisht në Shqipëri. Asgjesimi i minave bazohet në Konventën e Otavës. Në Shqipëri zonat kufitare veriore janë minuar gjatë sulmeve serbe ndaj trupave të ish UCK-së. Çminimi kërkon pajisje bashkëkohore dhe ndihmën e ekspertëve të vendeve anëtare të Traktatit të Otavës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame