Pas dorëheqjes së zëvendës kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen një tjetër ministër i kabinetit Nano. Sokol Nako, Ministër i shtetit për Integrimin i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Nano. Ja cili është teksti i plotë i dorëheqjes së ministrit Nako.

Në situatën e krijuar është e pamundur moralisht dhe profesionalisht për mua vazhdimi i përfaqësimit të qeverisë ndaj partnerëve ndërkombëtar dhe përmbushjes së mëtejshme të angazhimeve ekzekutives ministër i shtetit për integrim. Për këtë arsye kërkoj të më lironi nga kjo detyrë”.

 Dorëheqja e Nakos vjen një ditë pas mbledhjes që qeverisë e cila zgjati deri në mesnatë dhe prej së cilës doli i fundit vetë kryeministri Nano./tvklan.al