Pas shpalosjes së ambicies për t’ju rikthyer aktivisht jetës politike me përfundimin e mandatit presidencial, për Bamir Topin qëndron dhe mundësia  për të aderuar në LZHK. Kreu i kësaj force politike Dashamir Shehi, gjatë një interviste për një të përditshme shqiptare, i ka lënë të hapur derën Topit, sigurisht nëse ai do të dojë një gjë të tillë. Por Shehi përjashton çdo mundësi që ai vetë, t’i bashkohet ndonjë formacioni politik që mund të krijonte Topi pas largimit nga Presidenca. 

Kësaj mundësie për të aderuar tek LZHK-ja, i shtohet dhe oferta bërë pak kohë më parë Bamir Topit nga partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve të Shqipërisë. Vetë kreu i kësaj partie është ofruar të bëje rrokade me Bamir Topin, duke i dhuruar drejtimin e partisë, kur ai të ketë përfunduar  mandatin si President i Republikës./tvklan.al