Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK kanë goditur një grup shqiptaro-italianë që dyshohet se kanë pastruar 13.5 milionë Euro.

Në një njoftim të shkurtër të Prokurorisë së Posaçme thuhet se këto para ishin investuar në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të ndryshme në Itali.

SPAK thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë e Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në qytetete të ndryshme të Italisë duke vënë në hetim anëtarët e grupit.

Mediat italiane raportojnë se kontrollet në vendin tonë janë kryer në Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Mediat kanë zbardhur të gjithë veprimtarinë e rrjetit. Ato thonë se qendra e grupit italo-shqiptar ndodhej në restorantin “Il Cavallino”, në qëndër të Firences. Agjentët zbuluan të gjitha komunikimet e rrjetit, mes tyre 9 shqiptare, që diskutonin për investime në hoteleri turizëm me qëllim pastrimin e parave.

Eluert Kamani 49 vjeç dhe Alessandro Bigi 49 vjeç dyshohet të jenë drejtuesit e grupit. Mediat italiane thonë se nën hetim është edhe ish-portieri i Fiorentines dhe Napolit, Giuseppe Taglialatela, 55 vjeç ndërsa grupi ka blere 31 restorante dhe hotele nga viti 2012.

Të dyshuarit për pastrim parash kishin shtrirë aktivitetin e tyre në 23 vende të ndryshme midis Firences, Livornos dhe provincës së Napolit.

Mediat kanë publikuar edhe 31 emrat e restoranteve në Italië që dyshohet se janë blerë nga paratë e pista të grupit. Disa prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve.

Gjithashtu mediat thonë se ky rrjet kishtes shtrië aktivtetin në hoteleri, industri dhe makina me qira.

Klan News