Gert Bogdani: “Partia Demokratike përshëndet raportin e Bankës Botërore mbi indikatorët botërorë të qeverisjes, i cili është një tregues i qeverisjes së mirë në drejtim të zhvillimit dhe shërben si monitorues për punën e qeverisjes së deritanishme. Indikatorët e qeverisjes së mirë të cilët maten në këtë raport përfshinë zërin dhe përgjegjshmërinë, stabilitetin politik, efektivitetin e qeverisjes, cilësitë rregullatorë, shtetin ligjor dhe kontrollin e korrupsionit. Ky raport i Bankës Botërore, tregon se qeverisja në Shqipëri ka patur një rritje në secilën prej këtyre indikatorëve dhe është duke bërë progres të rëndësishëm sidomos në kontrollin ndaj korrupsionit dhe efektivitetin e qeverisjes. Po të krahasohen vlerat e indikatorëve mes viteve vihet re qartë një trend pozitiv në secilin vit dhe sidomos në krahasim me qeverisjen e mëparshme. Kështu në krahasim me qeverisjen e vitit 2004 dhe 2005 vihet re se çdo indikator ka një rritje në rendet plus 10”.

Ferdinand Xhaferri: “Produkti konkret i krijuar në fushën e reformave, ka bërë që të ndryshojmë imazh dhe të kemi një tjetër marrëdhënie me Parlamentin Europian. Kjo frymë përcillet në të gjithë rezolutën e miratuar nga të dyja delegacionet dhe arritja më e madhe është që ka filluar të bëhet konkrete problemi i liberalizimit të vizave për shqiptarët. Për të gjithë qytetarët shqiptarë është një lajm shumë i mirë që kudo po përgatitet opinioni që Shqipëria me arritjet e saj e meriton që qytetarët e saj të lëvizin të lirë në vitin 2009 në vendet e Bashkimit Europian”./tvklan.al