Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kemi marrë mbështetjen e institucioneve amerikane mbi lëvizjen reformatore për demokratizimi e Partisë Demokratike. Kështu ka deklaruar sot pas kthimit nga SHBA deputeti demokrat Leonard Demi. Sipas tij edhe takimi i sukseshëm i zhvilluar dje në Durrës jëp garanci për zhvillimin e mëtejshëm të reformës së nisur tashmë brenda PD.

Leonard Demi:- “Reformatorët janë nisur në punën e tyre për demokratizimin e mëtejshëm të PD-së, për vlerat e larta që ajo ka si parti, me qëllim që ajo të jetë në krye të zhvillimeve politike në Shqipëri dhe ajo në zgjedhjet e ardhshme të dali e fituar. Ne jemi anëtar të PD megjithëse partia ka marrë një vendim të cilën unë e quaj absurd, duke na përjashtuar nga grupi parlamentar. Ne do të punojmë vazhdimisht që ti bejmë jehonë veprës së PD”.

Ndërkohë sekretari i marrëdhënieve publike në PD Pjetër Arbnori thekson të kundërtën.

Pjetër Arbnori:- “Unë në takimin e reformatorëve në Durrës, nuk pashë asnjë anëtar të forumeve, asnjë sekretar seksion, ndërsa spektatorët janë të lirë të marrin pjesë nëpër mbledhje, kurozitet ka”.

Për Arbnorin edhe prania e përfaqësuesve të disa ambasadave të rëndësishme në takimin e djeshëm nuk do të thotë asgjë të veçantë. Ndërkohë drejtuesit zyrtarë të PD duket se nuk shqetësohen aspak as nga ardhja e një delegacioni tjetër të EDU-së./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego