Ndeshja e fundit e Toni Kroos në karrierë nuk ishte më e mira për të! Përveç eliminimit të Gjermanisë në kohën shtesë, ish-mesfushori i Real Madridit kreu një faull ndaj Pedrit, duke e detyruar mesfushorin spanjoll të largohej nga fusha.

Pas analizave të kryera, rezultoi se 21 vjeçari kishte një ndrydhje në gjurin e majtë të shkallës së dytë. Ai do të duhet të qëndrojë 1 muaj jashtë, për t’u rikuperuar. Në një letër për tifozët, Kroos i kërkoi falje edhe lojtarit të Barcelonës.

Ky i fundit iu përgjigj me një postim në Instagram:

“Faleminderit për mesazhin! Ky është futbolli dhe janë gjëra që ndodhin! Rekordi dhe karriera jote do të ngelen përgjithmonë! Erdha në Gjermani për Euro 2024,  e do të rri këtu deri në fund. Sepse ëndrra, nuk ka dyshim, vazhdon!”

Sa i përket dëmtimit, Pedri sqaroi se për të momenti më i keq kaloi dhe tani ka nisur rrugëtimi për rekuperimin. Ai ka vetëm një synim, të rigjejë formën optimale e të jetë gati për blaugranat.

Klan News