Rekurs edhe të arrestuarit e tjerë të “Metamorfozës”

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe personat e tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë.

Gjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita dhe Oltian Bistri kanë bërë rekurs për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Posaçme që i mbylli në qeli.

SPAK po i  heton ata për akuza të ndryshme nga vrasja, te përgatitja e atentateve në Tiranë e Shkodër, si dhe korrupsion e shpërdorim detyre.

Tv Klan