Përkujtohet 10 vjetori i Tragjedisë së Llogarasë. Ministria e Mbrojtjes, ajo e Shëndetësisë, Universiteti Bujqësor, Shoqata e Aeronatikës e të tjerë, kanë mbledhur sot pasdite të afërm, shokë dhe miq në sallën e qendrës kulturore të Ushtrisë për të nderuar kujtimin e 22 viktimave të 22 Nëntorit të vitit 1989. Me këtë rast është shfaqur një dokumentar televiziv dhe një program i shkurtër artistik për të përkujtuar pilotët, teknikët, mjekët, infermierët, pedagogët dhe studentët që gjetën vdekjen atë natë nëntori.

Kjo tragjedi nuk përkujtohet vetëm në Tiranë por dhe në Himarë e Llogara. Mbrëmjen e 22 nëntorit 1989 dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes dërgohen në spitalin e Himarës ku ishin shtruar studentët e pedagogë të Universitetit Bujqësor, autobusi i të cilëve kishte rënë në greminën e Llogarasë. Po kushtet e vështira të motit nuk e kanë lejuar zhvillimin e operacionit të shpëtimit, si pasojë e të cilit u rrëzuan dy helikopterët ku gjetën vdekjen, ekuipazhi, mjekët dhe pacientët./tvklan.al