Pas 6 ditësh në intubim, mjekët e Spitalit të Traumës kanë vërejtur përmirësim të gjendjes shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi.

Referuar të dhënave që vijnë nga spitali, mësohet se nga ekzaminimet ka rezultuar se ka ulje të enjtjes në tru dhe se tashmë ka nisur zgjimi gradual i tij nga intubimi.

Prej së mërkurës së shkuar, avokati Mëngjesi ndodhet nën kujdesin intesiv të mjekëve të Spitalit të Traumës, për shkak të dëmtimeve të pësuara si pasojë e sulmit fizik.

Për këtë ngjarje policia ka identifikuar 4 autorët dhe organizatorin e sulmit, Dritan Nano. Ky i fundit është vënë në pranga së bashku me një nga agresorët, Dorian Aliun.

Sakaq vijojnë në kërkim 3 autorët e tjerë, për të cilët policia ka ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit.

Për kapjen e tyre është vënë në dispozicion dhe një shpërblim prej 20 mijë Eurosh, ndërsa mësohet se paralelisht ka negociata me familjarët e tyre për t’u vetëdorëzuar.

Tv Klan