Një punonjës policie u aksidentua mëngjesin e kësaj të enjteje në Sarandë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se efektivi po udhëtonte në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, me makinën e punës, kur në rrethana momentalisht të paqarta humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga kryerja e testit të alkoolit, punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë së Sarandës./tvklan.al