Ekrem Spahia: “Miratimi prej senatit të Shteteve të Bashkuara në Amerikës i protokollit të anëtarësimit të Shqipërinë në NATO është stacioni më i rëndësishëm në rrugën e gjatë të shpalosjes dhe afirmimit të aspiratës tonë kombëtare si komb për përkatësi të qartë euroatlantike. Partia Lëvizja Legaliteti gjen rastin të falënderojë senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentin Bush dhe gjithë kombin amerikan për këtë besim dhe mbështetje madhore ndaj vendit tonë. Për sa i përket miratimit në kodin zgjedhor të koalicioneve të përbëra është një arritje sepse të gjithë partitë politike kanë shprehur këtë dëshirë dhe kjo është materializuar në kodin zgjedhor.”/tvklan.al