Ndue Shpani: “Në emër të Partisë Demokristiane dëshirojmë të shprehim edhe një herë shqetësimin tonë për vonesat në zhvillimin dhe mbylljen e reformës zgjedhore. Përmes kodit do të përcaktohet sistemi real i votimit, pjesëmarrja ose jo e emigrantëve që jetojnë jashtë shtetit, roli i KQZ-së, ndarja e zonave elektorale, sistemi i mbledhjes së votave, kufiri minimal për hyrjen në parlament, roli i partive politike në procesin zgjedhor, përqindja e përfaqësimit të grave në parlament.”

Ekrem Spahia: “Partia Lëvizja e Legalitetit propozon që në kodin e ri zgjedhor të krijohet një rajon i veçantë elektoral për të gjithë shqiptarët e diasporës, ku kandidatët për deputetë të këtij rajoni të jenë prej radhëve të emigracionit. Është e nevojshme që me një ligj të veçantë t’u njihet në mënyrë automatike shtetësia shqiptare të gjithë emigrantëve politik të pas vitit 1944 si edhe fëmijëve të tyre.”/tvklan.al