Ferdinand Pone: “Nuk mund të ketë buxhete të shëndosha nëse nuk respektohet dispozitat ligjore, nëse me buxhetin tallemi siç është rasti i bashkisë Tiranë, nëse me buxhetin ne listojmë programe dhe asnjë investim, nëse me buxhetin ne krijojmë alibia, për të shmangur përgatitjen absolute në këtë rast të bashkisë Tiranës për buxhet. 16 milion euro janë pa asnjë destinacion. Jo 6 milion sa kam thënë në mbledhje 16 sepse të gjitha programet janë të pa listuara për tu miratuar.”

Shalsi: Pone për bashkinë

Eduard Shalsi: “Sot ishte radha e Ferdinand Pones e dhjetëra, dhjetëra milionave euro të munguara në buxhetin e bashkisë së Tiranës ashtu sikundër Monika e prezantoi para pak ditësh në një ekran në sallën e kongreseve duke e marrë dhe duke nxjerrë nga kompjuter i vjetër elektoral i Sokol Olldashit. E vetmja gjë që dinë të bëjnë këta zotërinj është të shpifin për bashkinë e Tiranës dhe të shpresojnë se duke shpifur do të arrijnë në mendje të njerëzve që të bëjnë të mbetet diçka për këto 146 ditë që i kanë mbetur kësaj qeverisje./tv klan.al