Kombëtarja kuq e zi në fushën e blertë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, por s’është lënë mënjanë as festa e tifozëve shqiptarë gjatë Euro 2024.
Lentet e aparateve fotografike kanë fiksuar disa prej momenteve më të bukura të saj. Në faqen zyrtare të UEFA-s në rrjetet sociale, janë publikuar një mori portretesh të tifozëve që kanë pikturuar flamurin në fytyrë.









Në një prej tyre, spikat edhe një imazh ndryshe pasi një tifoz ka zgjedhur pjesën e pasme të kokës për këtë qëllim.
Fotogaleria është ripostuar edhe nga kryeministri Rama.
Sonte kombëtaren kuq e zi e pret përballja me Spanjën në Dyseldorf. Festa ka filluar edhe në rrugët e qytetit ku tifozët s’kanë kursyer këngët e vallet. Ndeshja do të transmetohet në orën 21:00 në Tv Klan.