Ferdinad Pone: “Ne kemi një funksionim online të të gjitha zyrave të gjendjes civile. Iu thash që në një mënyrë puna pothuajse ka mbaruar e gjitha, tani është duke u testuar sistemi, biles janë futur të dhënat që ne kemi deri tani të përditësuara nga gjendjet civile në sistem. Çështje ditësh të themi në kuadër të një jave mbaron testimi dhe testimi i sistemit dhe ne pastaj do të shikojmë se kur do ta vendosim në punë të gjithë sistemin. Qendra jonë kombëtare do të asistojë, do të vazhdojë të asistojë, jo për një dhe për dy muaj, por për 2 vjet dhe nga shërbimi i vazhdueshëm ekspertesh të ministrisë së brendshme të Austrisë në mënyrë që edhe kalimi teknik i përgjegjësive të jetë në standardet më të larta, duke e marr administrimin ekspertet shqiptarë. Kur do të vendoset për datën dhe regjistri mund ta regjistrojë, pra një nga raportet e regjistrit, një nga funksionet e regjistrit është të gjenerojë listën me standardet ligjore që duhet të paracaktohen. Nëse ma kërkon dikush, nëse do të duhej 6 muaj për të bërë listën paraprake, por mbanim mend ato të kodit mund të bëhet edhe në një ditë. Ne kemi marr software dhe regjistrin austriak, që sivjet nuk e dimë, por për 3 vite para këtij viti, besoj se do të jetë edhe sivjet. Është sistemi elektronik, më i mire i cilësuar kështu nga raportet dhe zyrat e BE që merren me sistemet e integruara.”/tvklan.al