Pasuritë nënujore të bregdetit shqiptar do të shohin dritën e diellit pas shekujsh të fshehura në thellësitë e brigjeve të Jonit dhe të Adriatikut. Një projekt i qeverisë shqiptare dhe asaj italiane ka bërë të mundur evidentimin e materialit arkeologjik gjatë kësaj vije bregdetare.

Sipas Adrian Anastasit, një prej drejtuesve të projektit mbas realizimit me sukses të fazës së parë vitin e kaluar në Porto Palermo, faza e dytë e kërkimeve u zhvillua nga data 28 korrik deri më 13 gusht në Orikum, Triport, Gjirin e Granës, Arushës, Shën Janit dhe Shën Vasilit në Karaburun dhe zonat përreth.

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Mesdhe dhe Evropë që nuk disponon një hartë arkeologjike nënujore, krijimi i secilës do të tregojë çfarë duhet të studiohet apo mbrohet nga pasuritë nënujore të saj. Projekti “Liburna” është një bashkëpunim  i universitetit të Fogas dhe institutit të Arkeologjisë me mbështetjen e grupit Eknek dhe Aso në Romë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Hila