Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestuan edhe këtë të martë para bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë sit ë përfshirë në korrupsion.

Protestuesit nuk u përplasën me forcat e policisë dhe nuk hoqën gardhin metalik si në protestat e shkuara, por shtuan hedhjen e molotovëve.

Këtë herë jo vetëm jeta e policëve, por molotovët vunë në rrezik jetët e gazetarëve, operatorëve dhe qytetarëve të tjerë.

Siç shihet edhe nga pamjet, një incident i cili mund të kishte patur pasoja të rënda u shmang vetëm falë reagimit të shpejt të njerëzve të cilët u larguan në kohë.

Duke injoruar thirrjet e autoriteteve, pas molotovëve, godina e Bashkisë u godit me mollë dhe sende të tjera.

Pas përfundimit të protestës, ekspertët nga Policia mblodhën provat për molotovët dhe sendet e tjera të hedhura nga qytetarët.

Tashmë e kthyer në traditë për opozitën, protesta e radhës do të zhvillohet të martën e ardhshme në orën 11.

Klan News