Mimi Kodheli: “Me aktin e tij sfidues, Ministri Basha u tregon shqiptarëve se ligji është bërë për njerëz të thjesht dhe jo për anëtarët e qeverisë së mega korrupsionit, të cilët nuk mund t’i nënshtrohen ligjeve penale të këtij vendi. Me aktin e tij arrogant dhe kërcënues, ai kërkon t’ju imponohet organeve të drejtësisë dhe t’ju tregoj atyre se ato nuk  mund të veprojnë mbi të apo shokët e ekipit të tij qeveritar pasi kanë për mbrojtjes një kryeministër që urren në palcë fjalën drejtësi apo pavarësi të gjyqësorit kur do që kjo e fundit del jashtë vathës së tij qeveritare, apo akuzon ndonjë syresh të oborrit kryeministror”.

Gerti Bogdani: “Edi Rama nxori sot fytyrën e tij të vërtetë më lakuriq që fotot e tij që kanë marrë dhen. Ai zgjodhi ditën e flamurit për t’u sulmuar me urrejtjen më ekstreme projektin e shekullit të shqiptarëve. Sot ai zgjodhi si urim për festën e flamurit sulmin ndaj ministrit Basha, personaliteti i të cilit prej kohësh e lë pa gjumë zotin Rama. Ministri Basha është i pari zyrtar i këtij vendi që ndonëse ndaj një akuze tërësisht politike të formuluar nga Rama në zyrat e partisë tij, kërkojë dorëheqjen e imunitetit të vetë për t’u faktuar shqiptarëve farësen politike të turpshme e primitive të stisur ndaj tij”./tvklan.al