Franca voton këtë të diel në zgjedhje të parakohshme parlamentare, një proces i cili mund të sjellë në pushtet qeverinë e parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti Emmanuel Macron habiti të gjithë kur shpërndau parlamentin pasi koalicioni i tij i qendrës u mund në zgjedhjet evropiane të këtij muaji nga Fronti Nacional i Marine Le Pen.

Partia e saj euroskeptike, anti-emigrantë është më afër pushtetit se asnjëherë. Qendrat e votimit u hapën në 06:00 dhe u mbyllën në 18:00. Autoritetet zgjedhore raportojnë për një pjesëmarrje të lartë në votime, ndërsa sondazhet nxjerrin në krye partinë e ekstremit të djathtë të Marin Lë Pen

“Ne do të fitojmë një shumicë absolute,” tha Le Pen në një intervistë më herët duke u shprehur se i përzgjedhuri i saj, 28-vjeçari Jordan Bardella do të ishte kryeministri i ardhshëm i Francës.

Partia e saj ka një program ekonomik me shpenzime të larta dhe kërkon të reduktojë emigracionin.

Nëse ajo merr një shumicë absolute, diplomacia franceze mund të shkojë drejt një periudhe të paprecedentë turbulencash pasi Macron ka thënë se do të vazhdojë presidencën e tij deri në fund të mandatit të tij në 2027.

Sondazhet sugjerojnë se Fronti Nacional ka një epërsi komode prej 33-36% të votave. Të dytët renditet koalicioni i majtë ndërsa aleanca e Macron ka zbritur në vend të tretë.

Tv Klan