Juela Meçani: “Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, përshëndeti sot 9 vjetorin e ndërhyrjes çlirimtare të NATO-s në Kosovë, si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Evropës pas luftës në tërësi dhe në histornë e Aleancës së Atlantikut Verior pas shembjes së portës së hekurt. Me ndërhyrjen e saj Aleancës e Atlantikut Verior i dha fund barbarive të një regjimi kriminal në Kosovë, çliroi Kosovën dhe bëri të lirë pas 6 shekujsh qytetarët e saj. Me këtë betejë Aleancës e Atlantikut Verior zhvilloi gjithashtu dimensionin e saj të ri në mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore të qytetarëve të shtypur. Shqiptarët do t’i mbeten përherë mirënjohës Aleancës së Atlantikut Verior, kombeve dhe vendeve anëtare të saj për betejën e tyre çlirimtare për qytetarët e Kosovës.”/tvklan.al