Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Reparti i neutralizimit të elementeve të armatosura, ose shkurt RENEA, ka përfituar sot një ndihmë në mjete dhe aparate logjistike, dhënë nga qeveria gjermane. 350 mijë marka janë shpenzuar për porositjen e jelekëve antiplumb. Në prani të Ministrit të Rendit Gjoni, ambasadorit gjerman, forcat e RENEA-s, kanë demonstruar çlirimin e pengjeve nga një autobus dhe arrestimin e personave të rrezikshëm në ambiente publike./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti