Mimi Kodheli: “Më vjen keq për gratë e keq përfaqësuara prej saj, por më shumë më vjen keq për qytetin e Shkodrës, qytet me paraardhës mendje ndritur e gjuhë mprehtë, të cilëve për fat të keq zonja Topalli nuk i përfaqësoi dot.”

Erla Mëhilli: “Sot ditën e kryetarit të saj zëdhënësja e tij Mimi Kodheli e njohur tashmë për ndërrimin e emrit çdo 10 vjet, shfrytëzoi sërish ditën për sulme të shfrenuara vetëm e vetëm për të mbrojtur nga faktet rrënuese zotin Rama. Kështu thirrjes të kryetares së parlamentit, njëherësh dhe nënkryetares së PD-së  zonjës Jozefina Topalli drejtuar zotit Rama për të përshëndetur anëtarësimin e vendit në NATO, i cili është i vetmi shqiptar në jetën publike që nuk e ka përshëndetur ende apo thirrje të drejtuar zotit Rama për të mos mbajtur si plaçkë personale apo kopshtin e vjehrrës së tij në Pezë planin urbanistik të kryeqytetit. Zonja Mimi iu përgjigj me sulme të një frazeologjie mjerane dhe të shpresa. PD mendon se mosdorëzimi nga ana e zotit Rama të planit urbanistik të përfunduar tashmë prej muajsh është një nga shkaqet kryesore që flet vetë se përse Edi Rama nuk gjen kurajo dhe zemër për të përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, përmbledh dhe ftimët e tij për të ndarë 30 leje ndërtimi mbi parimet e politikës së ryshfetit. Zonja Kodheli kryetari yt shëmbëllen si një klientelë i pashpresë i një avokati të dobët.”/tvklan.al