Pas 4 muajsh Partizani gjen fitoren. Të kuqtë e mbyllin vitin 2008 me sukses dhe duke mundur Flamurtarin 2-0 në “Qemal Stafa”. Goli i parë shënohet që në minutën e 3 nga Babamusta ndërsa i dyti nga Elis Bakaj pasi përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtësve vlonjatë.

Fitoren më të thellë e ka realizuar Tirana ndaj Bylisit 6-2. Migen Memelli ka shënuar 3 herë. Golat e tjetër për skuadrën e Agustin Kolës janë shënuar nga Muzaka, Xhafaj si dhe një autogol i vlonjatëve.

Besa ka fituar me Elbasanin 1-0. 1-0 ka fituar edhe Apolonia me Teutën. Vllaznia kampione e dimrit e ka mbyllur me humbje vitin. Sebino Plaku është autori i golit të Dinamos në minutën e 88./tvklan.al

Gazetari: Erion Todhe