Prokuroria e Krimeve të Rënda delegon për gjykim dosjen e bandës së Mirditës, pjesëtarë të së cilës në 27 qershor të vitit 2000 sulmuan me armë dhe granata fugonin e policisë.

Vëllezërit Bardhok dhe Tom Syziu vendosën të grabisnin pjesë makine në ambientet e një parkingu të ish-SMT në Rrëshen. Pas shkarkimit të disa karikatorëve të akuzuarit mundën të largohen të qetë, ndërsa fugoni i policisë u rikthye në drejtim të spitalit me goma të shpuar nga plumbat dhe policin Gjon Paçuku të vdekur, kolegë të tij të plagosur.

Për shumë vite me radhë kjo dosje ka qenë e pezulluar pasi organet e drejtësisë nuk kishin gjetur autorët. Rihapja e hetimeve të dosjes pa autor do të bëhej një vit më parë, pas zhdukjes së një prej anëtarëve kryesor të bandës së Mirditës.

Drejtoria e krimeve të hapura dhe anti-terrorit rihapi dosjen e vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegëve të tij gjatë një aksioni policie. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar dhe një bashkëpunëtor të drejtësisë. I pandehuri Arjan Reçi pranoi të bashkëpunojë  duke treguar çdo gjë mbi bandën. Në sallën e gjyqit do të paraqiten 5 të pandehur, ndërsa Dritan Syziu është shpallur në kërkim ndërkombëtar./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani