Ish-mbrojtësi i Manchester United-it dhe përfaqësueses së Anglisë Rio Ferdinand, e ka vlerësuar mesfushorin spanjoll Rodri si më të mirin në botë aktualisht.

Për Rio Ferdinand mesfushori i Manchester City-t duket si një “mësues” në fushën e lojës që instrukton lojtarët e tjerë.

Ferdinand: Rodri është dirigjenti më i mirë në lojë. Unë në fakt mendoj se ai është lojtari më i vlefshëm për momentin në futboll. Rodri është mbi të gjithë. Ai pothuajse duket si mësuesi në fushë dhe të gjithë të tjerët janë nxënës, kështu më duket mua

Mesfushori gjithashtu e ndihmoi Spanjën ta fitonte Ligën e Kombeve vitin e kaluar, ndërsa ai ka luajtur rol vendimtar në ecurinë e Spanjës në finalen e Euro 2024.

Të dielën Spanja dhe Anglia do të takohen në Berlin, në finale të e këtij europiani.