“Transporti detar i udhëtarëve ka njohur një  rritje me 16 % më shumë krahasur me një vit më parë. Mes personave që hyjnë kryesojnë shtetasit e huaj të cilët mbërrijnë në vendin tonë për qëllime turistike.”

Megjithëse fluksi i pikut nuk ka nisur ende, numri i shtetasve që udhëtojnë me tragete ka shënuar rritje gjatë kësaj periudhe.

Zyra e Statistikave pranë Autoritetit Portual Durrës njofton se vetëm gjatë periudhës Janar-Mars kanë hyrë gjithsej 109,772 pasagjerë, 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë muajve Prill-Maj është vërejtur gjithashtu një shtim i numrit të udhëtarëve, kryesisht të turistëve të huaj, që hyjnë në vendin tonë për qëllime turistike.

Referuar prenotimeve përgjatë muajve të verës sipas agjensive të udhëtimit, numri i shtetasve që do të zgjedhin linjën detare thuajse do të dyfishohet krahasur me një vit më parë.

Krahas udhëtarëve, importet e mallrave gjithashtu kanë shënuar një rritje prej 3% gjatë këtij viti, duke arritur në 1.2 milionë tonë mallra.

Klan News