Rudy Giuliani, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, ka treguar për luftën që ka bërë me mafien në SHBA në vitet ’85-’86 kur mbante detyrën e prokurorit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Giuliani foli për familjen e njohur mafioze Gambino, që drejtohej nga Pol Kastelano në atë kohë. Rudy Giuliani kishte marrë informacione në atë kohë se Xhon Goti, pjesë e familjes Gambino, donte ta vriste. Por, asnjëherë nuk u kufizua nga ky fakt dhe vazhdoi jetën e tij. Megjithatë, Giuliani pohoi se kishte mbrojtje gjatë gjithë kohës.