Dështojnë punimet e Kuvendit. Kryetari Servet Pëllumbi ngarkoi me përgjegjësi opozitën për pezullimin e seancës gjatë paradites, ndërsa lideri demokrat quajti fajtorë drejtuesit socialistë të Kuvendit.
Sali Berisha: “Se ktu qëndron një shkak i një krize jashtzakonisht të rëndë që provokohet nga fallanga kriminale, nga fallangat e krimit. Kte e bën, ktë votim e bëri Makbule robo, pronat e së cilës qëndrojnë mbi vrasjen dhe drogën. Ktë e bëri Makbule robo dhe ky është një, ky është një njeri Servet Pllumbi i papërgjegjshëm njeri që e tërheqin zvarrë të tjerët dhe ka shtru, po shkatrron parlamentin.”
Që në fillim të seancës, grupet parlamentare të opozitës kërkuan largimin e forcave të policisë si dhe kalimin në seancë të projektligjit për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve politikë.
Bamir Topi: “Nuk e di se ne ç’portë të parlamentit jeni futur po, po të shikojmë rrugën kryesore ka më shumë policë se çdo herë tjetër. Pra unë nuk e di se nga vjen kjo fobi, kjo frikë e madhe, por unë mendoj që të mos keni frikë. I vetmi parim ku ne bazohemi dhe referohemi është barazia para ligjit, ndërkohë që një pjesë e njërzve, sikurse e tha zoti Arbnori, janë kompensuar.”
“ Nuk shkruhet në rregullore në asnjë pikë që kryetari i Kuvëndit, apo një komision, apo kushdo që të jetë, të ketë autoritetin që jashtë kohës së parashikuar për kalimine projektligjit në Kuvënd të kërkojë asistencë teknike nga komisioni i Venecias, nga OSBE-ja apo nga BE-ja.”
Namik Dokle: “Ktë ligj ne do ta bëjmë. Nuk jemi vend antar i Këshillit të Europës. Komisioni i Venecias nuk është ndonjë komision që është në qytetin e Venecias. Komisioni i Venecias është komisioni kryesor i Këshillit të Europës dhe zyrat e komisionit të Venecias janë në Strasburg.”
Jozefina Topalli: “Se nuk vijmë nga Afrika ne, nga mbikëtu që të na shpjegosh edhe si shpjegohet, dhe si spellohet komisioni i Venecias dhe zoti Dokle ju kur thoni që do ta kaloni gënjeni dhe i kam thënë kolegve të mi që lodheni kot, lodheni kot se kto nuk mund ta kalojnë se e kanë në ndërgjegjen e tyre dhe në filozofinë e tyre që atë shtresë nuk e shohin me sy.” /tvklan.al