Personat që shihni në foto janë 3 të arrestuarit nga policia e Tiranës, në automjetin e të cilëve u gjetën 1.1 kilogramë kokainë gati për shitje.

Operacioni për kapjen e tyre u finalizua në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet. Ky vend ishte paracaktuar nga 3 shitësit dhe agjenti i infiltruar i antidrogës në Policinë e Tiranës.

Sapo të arrestuarit janë afruar në zonën ku do bëhej shitja e sasisë së kokainës, njëri prej tyre, konkretisht Ervin Rexhepi ka tentuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Pavarësisht kësaj tentative, ai nuk i ka shpëtuar prangosjes.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 3 të arrestuarit shisnin kokainë në zona si Komuna e Parisit, Tirana e Re apo Selita. Për të zbuluar nëse në këtë aktivitet ka persona të tjerë të përfshirë, Antidroga e Tiranës ka çuar për ekzaminim celularët e tyre, me qëllim zbërthimin dhe zbulimin e kontakteve ku zhvillohej shitja e kokainës.

Tv Klan