Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Krimi i organizuar në Shqipëri është rritur në mënyrë galopante, ndërkohë që shteti është i pa aftë për të luftuar. Ka qenë ky kostatimi i bërë sot nga ekspert e diskutantë të ndryshëm në seminarin e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Amerikan.

Të mbledhur për të diskutuar rreth luftës kundër krimit të organizuar, politikanë, drejtues të shtetit, prokurorisë, gjykatës dhe policisë shqiptare por edhe ekspert të huaj kanë parashtruar shembujt dhe kushtet e lindjes dhe zhvillimit të këtij krimi. Ndërkohë janë evidentuar karakteristikat e përgjithshme të krimit të organizuar duke u ndalur veçanërisht në disa nga format më të prekshme për shoqërinë shqiptare, krimin ekonomik, kontrabandën dhe korrupsionin.

Trafiku i drogës, armëve dhe klandestinëve si dhe prostitucioni dhe trafiku i fëmijëve, janë veçuar si fenomenet më të përhapura të krimit të organizuar në Shqipëri. Por cili është roli i shtetit përballë këtyre fakteve.

Ekspertët kanë kostatuar jo vetëm që shteti është i pa aftë të mbroj njerëzit e thjeshtë por kohët e fundit ka treguar se nuk mund të mbrojë as personalitetet. Pra sipas tyre krimi i organizuar ka terren favorizuar në Shqipëri duke e parë këtë në raport edhe me legjislacionin shqiptar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego