14 të shkarkuar ose të larguar deri më tani në këtë sezon

Serie A është kampionati më i pasigurtë për trajnerët mes ligave kryesore në Europë. Deri më tani 14 prej tyre janë shkarkuar ose dorëhequr. Madje këtë fundjavë do të jetë dy debutues Igor Tudor te Lazio dhe Stefano Colantuono te Salernitana.

Për skuadrën nga Salerno që është e fundit në renditje do të jetë trajneri i katërt në këtë sezon Paulo Sousa, Filippo Inzaghi e Fabio Liverani. La Liga është e dyta me 13 trajnerë, ku Villarreal e Almeria kanë shkarkuar 3 të tillë secili në këtë kampionat.

Në Ligën e Parë në Francë janë 9 largimet e teknikëve e ndjekur nga Bundesliga 1 me 8 dhe Premier League me 5, ku më shumë se gjysma janë te Crystal Palace.

Tv Klan