“World Traveller” është një tjetër kroçerë që ka mbërritur në Portin e Durrësit me 150 turistë amerikanë.

Kjo është hera e parë që kjo kroçerë vjen në vendin tonë. Gjatë qëndrimit disa orësh, turistët vizituan Durrësin, Krujën dhe Tiranën.

Krocera “World Traveller” ka planifikuar të vizitojë Shqipërinë edhe dy herë të tjera në muajin Korrik, ku ndalesat do jenë Porti i Sarandës dhe ai i Vlorës.

Tv Klan