Liverpool la jashtë grumbullit Xherdan Shaqirin për ndeshjen e Champions League në fushën e Crvena Zvezda të martën në Beograd.

Një masë kjo e marrë për të shmangur çdo shpërqendrim si pasojë e prejardhjes shqiptare të mesfushorit. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, sqaroi se ky vendim u pranua edhe nga vetë futbollisti.

Sipas tij Liverpool do të shkojë në Beograd vetëm për futboll. Xherdan Shaqiri ndezi debatin në finalet e Botërorit të zhvilluar në verë kur festoi me shqiponjë golin e shënuar ndaj Serbisë që vendosi fitoren 2 – 1 të Zvicrës.

Reagimi i tij u ndëshkua me gjobë. Xherdan Shaqiri ishte titullar në përballjen e 24 Tetorit të kaluar ku Liverpool mundi me rezultatin 4 – 0 Crvena Zvezda në Anfield Road. Shaqiri dha pasimin për golin e dytë, i realizuar nga Salah.

Tv Klan