Palët pretendojnë shifra të ndryshme për të vrarë dhe dëme ushtarake.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, Forcat e Armatosura godasin vetëm infrastrukturën ushtarake dhe trupat ukrainase dhe nuk kërcënojne popullsinë civile.

Rusia pretendon se deri tani trupat e saj kanë goditur më shumë se 2000 objekte ukrainase, iu kanë shkatërruar atyre 82 avionë, 708 tanke dhe automjete të tjera të blinduara etj. Territori rreth termocentraleve bërthamore të Çernobilit dhe Zaporozhye janë marrë nën kontrollin rus.

Sipas Kremlinit kanali i Krimesë së Veriut u zhbllokua dhe po punohet për të rivendosur furnizimin me ujë të rajonit. Ofensiva ruse po zhvillohet  në disa drejtime, Kievi është bllokuar nga perëndimi.

Ministria e Mbrojtjes ruse raporton një numër rastesh të dorëzimit vullnetar të armëve nga trupat ukrainase, atyre u garantohet siguria dhe kthehen në familjet e tyre. Ndërkohë sipas Moskës forcat ukrainase të sigurisë po vendosin raketahedhës të shumtë pikërisht në zonat përreth Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës. Presidenti Putin e konsideron kete si një taktikë terroriste.

Klan News