Të ftuar:

Chrysanthi Kalogeri – astrologe

Enxhi Drapi – juriste

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Tartë me kungull dhe djathë

2 petë sfoliatë

3 kunguj të njomë

1 qepë

50 gr djathë granna padana

2 vezë

Kripë dhe piper i zi

Pak majdanoz

Vaj ulliri

1 lgj susam

Supë krem qiqra

400 gr qiqra të gatuara

1 qepë

Vaj ulliri

2 karrota

Rozmarinë

1 patate e vogël

500 ml lëng perimesh

1 thelb hudhër

Parashikimi për klimën e javës dhe muajin korrik nga Chrysanthi Kalogeri

Zjarr e erotizëm, muaji korrik dhe java e parë e tij vijnë me lajme të mira për shenjat

Java e parë e korrikut mbart lajmet e mira të fundit të qershorit. Në parashikimin javor për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri shprehet se kjo javë favorizon përforcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve.

Një hapësirë e mirë gjendet edhe për financat që do të kenë burime afatgjata të ardhurash. Datat më të vështira të javës janë 2 dhe 3 korriku gjatë të cilave kërkohet maturi.

Chrysanthi Kalogeri: Edhe këtë javë kemi gjëra të mira. Datat 2-3 korrik janë dy ditë shumë të rëndësishme ku duhet të përforcojmë marrëdhëniet, bashkëpunimet emocionale. Veç çështjeve emocionale, erotike, favorizohen marrëdhëniet me njerëz më të mëdhenj në moshë, biseda serioze për të çuar marrëdhënien në një lidhje më të ngushtë, favorizohen edhe çështje ekonomike, financash që kanë të bëjnë me prona, bashkëpunime financiare që mund të jenë më afatgjata sepse Afërdita në Gaforre do të bëjë një lidhje harmonike me Saturnin në shenjën e Peshqve, por bisedimet, mënyra si do të  komunikojmë e mendojmë kërkon kujdes. Mërkuri bën një lidhje harmonike me Neptunin që tregon një frymëzim, sidomos për artistët por nëse duam të përdorim fjalën apo të firmosim, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Evitoni pakujdesitë në datën 2, në datën duhet të tregohemi më të imtësishëm. Premtimet,  fjalët mund të jenë të bukura, por më të matura dhe në datën 3 mos u bëni kokëfortë, ziliqarë apo dyshues.

Muaji korrik gjithashtu do të ndikohet nga energjia e mirë. Astrologia rendit disa prej periudhave më të rëndësishme ku duhet të përqendrohet vëmendja jonë.

Chrysanthi Kalogeri: Një muaj shumë i mirë, emocional, me ndjenja, do të shprehemi, do të afrohemi me njërëzit më të dashur. Në pjesën e parë të tij mund të përforcojmë marrëdhënie personale, bashkëpunime profesionale dhe pozitat tona. Në mes të korrikut, në datat 14-15 kujdes me konfliktet, keqkuptimet, ekspozimin në situatat tensionuese dhe shpërthyese. Nga data 11 korrik Afërdita kalon në Luan dhe situata bëhet më erotike dhe e zjarrtë. Marsi kalon më 20 korrik në shenjën e Binjakëve kështu që këta të fundit, Virgjëresha, Peshqit dhe Shigjetari duhet të jenë të kujdesshëm. Një periudhë e mirë janë datat 19-27, ndërsa me hënën e re në datën 6 përforcojmë pozitat, me të plotën më 21 korrik mbyllim një kapitull, ndjekim intuitën, realizojmë ndryshime, i pranojmë nëse vijnë nga jashtë. Nga data 22-23 dielli kalon në Luan kështu që atmosfera bëhet më e zjarrtë, erotike, me dëshirë për të kaluar bukur dhe mund të përgatitemi për pushimet. Gjithnjë mund të gjejmë mënyrën për të gëzuar, mjafton të pranojmë sfidat e pengesat dhe të përshtatemi sepse ka disa gjëra që s’i ndryshojmë dot, ndaj duhet të ndryshojmë mendimin.

Çfarë thonë yjet për secilën shenjë nga Dashi te Peshqit

Java e parë e korrikut nis nën ndikimin e hënës së re në Gaforre. “Hëna e re  në shenjën e Gaforres zhvillohet në datën 6, është shumë favorizuese për të përforcuar marrëdhëniet, pozitat, bashkëpunimet dhe për të filluar diçka të re familjare, një  bashkëjetesë apo marrëdhënie”, shpjegoi astrologia Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Si çdo  javë, ajo na njohu edhe me renditjen e planetëve dhe ndikimin e tyre për secilën shenjë. Më të favorizuarat duket se janë tri shenjat  e ujit: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit.

Dashi – Muajin korrik në pjesën më të madhe të tij mund t’ia përkushtoni përmirësimit të kushteve të familjes dhe të dashurve tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe parashikues në financat tuaja ku do të keni përfitime, por edhe gjëra që do ju befasojnë, mund të ndërmerrni një risk më të madh. Jini shumë të kujdesshëm rreth datës dy ditë para e pas datës 15 korrik, në aktivitetet, sjelljen dhe investimet financiare. Afërdita kalon në datën 11 në shenjën e Luanit dhe e bën jetën më erotike dhe më krijuese. Nga data 22-23 jeni më tëë favorizuar dhe mund të mendoni për të kaluar bukur e shijuar pushimet. Me hënën e plotë në datën 6 mund të veproni për të përforcuar pozitat tuaja në sferën profesionale për të bërë një fillim të ri, bashkëjetesë apo në karrierë që do të jetë afatgjatë dhe me stabilitet. Besojini ndjenjave dhe intuitës.

Demi – Një periudhë pozitive ku përmes komunikimit sidomos në datat 21-22 do të gjeni mbështetje në planet e synimet tuaja, do të keni këshillat që ju duhen. Jini të kujdesshëm në veprime e sjellje sidomos rreth datës 15, në emër të një revolucioni që mund të bëni mund t’i çoni marrëdhëniet në konflikt me të tjerët dhe deri në datën 20 duhet t’i mbroni. Pas kësaj date, fokusohuni në sferën financiare ku do të keni arritje, sfida, përfitime por edhe risk e shpenzime më të mëdha. Pas datës 22 do të afroheni me të dashurit, familjarët dhe do t’ju preokupojnë pronat e shtëpia. Me hënën e re në datën 6 mund të udhëtoni, të promovoni punën dhe sigurohuni që komunikimi ndaj të tjerëve është i natyshëm, i tërheq dhe nuk është një mënyrë për të krijuar përshtypjen se punoni më tepër për interesat tuaja.

Binjakët – Jeni në një periudhë ku shanset dhe përparimi duhet të jenë në fokusin tuaj, por këtë kombinojeni me një organizim dhe disiplinë më të mirë në punë e jetën sociale. Erdhi momenti të shpërbleheni dhe këtë javë, kryesisht me hënën e re në Gaforre mund të shpërbleheni përmes një bashkëpunimi të ri më frytdhënës në sferën financiare, një mbështetje nga prindërit apo dikush që ka mundësi. Kjo mund të jetë mbështetje psikologjike, materiale që do t’ju ndihmojë të bëni një fillim të ri. Do të jeni më të vlerësuar pas datës 20 ku impulsiviteti dhe aktiviteti duhet të jenë të kontrollueshëm. Bëni punë e veprimtari, jo konflikte e grindje. Përfitoni nga data 19-27 korrik ku përmes komunikimit do të promovoni dëshirat e qëllimet tuaja, por edhe mund të udhëtoni e shijoni jetën personale dhe romantike.

Gaforrja – Është muaji i ditëlindjes kështu që mund të realizoni shumë gjëra me fjalën, komunikimin, dashurinë, ndjenjat që shprehni. Është një periudhë shumë pozitive ku ju krijohet mundësia që ato që keni arritur t’i përforconi dhe të mbeten. Sa u përket marrëdhënieve, bashkëpunimeve, mund të bëni të reja, t’i përforconi, të kurorëzoheni, sidomos me hënën e re në shenjën tuaj në datën 6 që do ta bëjë më serioz, me fryte dhe do të krijojë stabilitet e siguri. Kujdes në jetën sociale, mos krijoni keqkuptime me komunikimin dhe keni mundësi të udëhtoni, të zgjidhni probleme lidhur me jashtë shtetit, studime, çështje ligjore dhe të nisni një bashkëjetesë.

Luani – Në pjesën më të madhe të muajit mund të veproni më të tërhequr, të çlodheni e të kujdeseni për shëndetin, të organizoni planet sepse pas datës 10 Afërdita kalon në shenjën tuaj kështu që përveç jetës personale, dashurisë e bukurisë, do t’ju preokupojë puna dhe arritjet tuaja. Duhet të dini si do ta kombinoni jetën intime me atë sociale dhe aktivitetin profesional. Kujdes me karrierën në datën 15, mund të keni ndryshime që do t’ju detyrojnë të ndryshoni punën ose të merrni vendime lidhur me të. Është një periudhë ku mund të shkoni me pushime. Me hënën e re në datën 6 do të keni zhvillime shumë të mira lidhur me një mbështetje që kërkoni për planet tuaja që mund të jetë psikologjike apo financiare për të realizuar planet tuaja.

Virgjëresha – Mbështetet realizimi i synimeve tuaja, puna kolektive, një aktivitet kolektiv por mund të gjeni edhe personin e duhur që do t’ju mbështesë në këto plane. Është një periudhë shumë erotike ku mund të krijoni një lidhje serioze që do t’i rezistojë kohës dhe do të keni mundësi për të realizuar një vepër artistike, të afroheni me fëmijët por edhe të udhëtoni. Jini të kujdesshëm në sferën profesionale, keni shumë shanse por pas datës 20 duhet të evitoni konfliktet me njerëz më lart se ju.

Peshorja – Një periudhë ideale për jetën sociale, karrierën, punën. Përfitoni deri në datën 21 korrik, ndërsa këtë javë mund të përforconi pozitat në punë me hënën e re në Gaforre, të krijoni një bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm si dhe nuk përjashtohet mundësia për të marrë një bonus që mund të jetë edhe një pozicion më i lartë. Gjatë korrikut mos lini pas dore jetën personale, familjare, shtëpinë dhe mund të çliroheni nga ankthet e preokupimet që keni. Do të keni shumë opsione për të shkuar në destinacionin që doni, por rrugën do ta gjeni ju.

Akrepi – Bashkë me Peshqit e Gaforren jeni një ndër shenjat e favorizuara dhe me grumbullimin e planetëve në Gaforre, sidomos me hënën e re në datën 6 do të keni mundësi të udhëtoni, të programoni planet për të ardhmen, të marrin formë, të zgjidhni problemet me studime e çështje ligjore, të përforconi marrëdhënien personale përmes një udhëtimi të gjatë ose të shkurtër. Gjeni mënyrën për t’u afruar me partnerin dhe të përforconi marrëdhënien. Në datën 15 korrik jini të kujdesshëm në marrëdhënie e bashkëpunime dhe ndryshimet që do të keni në to. Pas datës 20 jini të fokusuar në sferën financiare dhe detyrimet ndaj të tjerëve.

Shigjetari – Kjo javë do t’ju fokusojë në sferën financiare, në përfitimet që do të keni nga të tjerët dhe bashkëpunimet lidhur me ta. Përmes këtyre, do të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me pronën, mund të bëni një fillim të ri për ta shfrytëzuar më mirë, të investoni në të apo të zgjidhni diçka që lidhet me familjarët. Gjatë korrikut jini të kujdesshëm në përditshmëri sepse mund t’ju befasojë. Pas datës 20 korrik jini më të vëmendshëm në bashkëpunime. Pas datës 23 shumëfishohet mundësia për tu dashuruar dhe mund të organizoni pushimet.

Bricjapi – Është periudha të fokusoheni në marrëdhënie e bashkëpunime. Gjatë kësaj jave do të krijoni një bashkëpunim të ri e të fortë, një marrëdhënie personale me të ardhme apo ta kurorëzoni me sukses.  Është momenti të promovoni punën e qëllimet tuaja, të kujdeseni për mënyrën si do të përdorni fjalën,  me vendosmëri, bindje por edhe të tjerët duhet të ndiejnë që ofroni ndihmë sepse mund të realizoni shumë gjëra. Muaji do të jetë erotik dhe jini të kujdesshëm me të në mes të korrikut, pas kësaj periudhe do të jeni shumë aktivë dhe sfera financiare do të organizohet.

Ujori – Përditshmëria është e ngarkuar dhe është momenti të përvishni mëngët, të kujdeseni për shëndetin, të gjeni kohën për t’u çlodhur. Kjo javë ju jep mundësi të keni të ardhura nga puna, të bëni një fillim të ri që ju sjell burime të dyta financiare ndërsa marrëveshjet do të jenë afatgjatë dhe frytdhënëse. Do të keni mundësi, sidomos në mes të muajit për transferime e lëvizje në shtëpi. Kujdes rreth datës 15 dhe evitoni konfliktet në familje si pasojë e mendimeve tuaja. Klima bëhet më erotike, por do të keni shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve nga data 11 korrik dhe sidomos në 10-ditëshin e tretë të tij.

Peshqit – Deri në datën 21 korrik do të jeni shenja më e favorizuar e periudhës sepse planetët ndodhen në Gaforre, shtëpinë tuaj të pestë që lidhet me dashurinë,  krijimtarinë, do të dashuroni, të afroheni me të dashurit, të gjeni mbështetje dhe me hënën e re mund të shkoni me pushime, të përforconi pozitat dhe të gjeni njeriun e zemrës. Do të gjeni dikë që pasi të keni kaluar provat, të ketë një kurorëzim dhe  ky fillim i ri ka shanse për stabilitet. Për artistët është javë ideale, por nëse keni pengesa e vështirësi, të dashurit, të afërmit, partneri janë pranë jush dhe mund t’ju ofrojnë ndihmë e mbështetje. Duhet të vazhdoni të jeni të disiplinuar dhe të lindurit në ditët e fundit të shenjës duhet të jenë ëndërrimtarë,  por me këmbë në tokë, mos të implikohen në prapaskena sepse do të ekspozohen. Saturni e Neptuni në korrik kthehen në prapavijë kështu që fokusohuni te qëllimet, mos ndryshoni rrugën nëse shihni që diçka nuk ecën sepse gjërat e mira nuk vijnë me lehtësi.

Quiz televiziv