#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar: Festim Sula: Vrojtues plazhi, Luçiano Marku: Vrojtues plazhi

Qofte me patate të mbushuara me djathë dhe proshutë

700 gr patate
Kripë
1 tuf majdanoz
100 gr djathë kaçkavall që shkrinë
Piper të zi

-Për mbushjen

100 gr djathë kaçkavall në feta
150 gr proshutë gjel deti në feta
2 vezë ( për lyerjen e qofteve )
Bukë të thekur të grirë
Vaj për skuqje

Qerojmë patatet si fillim dhe presim ato në kubikë të mëdhenj. I vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm + kripë dhe i lëmë të ziejnë për 25 min. Pasi kalon kjo kohë i kullojmë dhe i kthejmë patatet në pure, ku do të shtojmë majdanozin të grirë shumë hollë, djathin të grirë në rende dhe piper të zi. Punojmë mirë purenë me këto përbërës. Presim djathin dhe proshutën në feta mesatare aq sa do të bëjmë qoftet.

Merrni një lugë gjelle me purenë e përgatitur, e hapim me pëllëmbën e dorës. Vendosim mbi të proshutën dhe fetat e djathit i mbulojmë me dure duke i mbyllur pjesët anësore me qëllim që djathi dhe proshuta të jenë fiksuar brenda në qofte. I lyejmë, fillimisht me vezët e përziera në një pjatë. I vendosim me bukë thekur të grirë dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Kështu vazhdojmë deri në fund, pasi të kemi skuqur, i vendosim në një pjatëancë dhe i shërbejmë me një sallatë të pasur me perime.

Sallatë e ftohtë me oriz dhe thjerrëza jeshile

1 filxhan çaji oriz kokërrgjatë ( të zierë )
1 filxhan çaji thjerrëza ( të ziera )
1 filxhan çaji misër ( të zierë )
5-6 kastraveca turshi
2 speca të kuq
2 domate
1 tuf majdanoz
1 tuf kopër
1 qepë të kuqe ose 3 të njoma

-Marinimi i sallatës

1 filxhan kafe vaj ulliri
1 filxhan kafe lëng limoni
1 lugë çaji mustrardë
1 lugë çaji sheqer
Kripë + piper të zi

Fillimisht ziejmë orizin për 12-14 minuta dhe e shërbejmë atë për të ndërprerë zbutjen e tij. Ziejmë thjerrëzat dhe bëjmë të njëjtën gjë. Presim specat, domatet, kastravecat turshi në kubik të vegjël. Po ashtu dhe qepën e presim në kubik. Të gjithë përbërësit i vendosim në një tas.

Në një tas të vogël bashkojmë përbërësit e marinimit, si lëngun e limonit, mustardën + vajin + kripë dhe piper + sheqer. I përziejmë mirë derisa të na përftohet një masë kremoze dhe e marinojmë sallatën. E përziejmë mirë dhe e shërbejmë të ftohtë. Mund ta mbulojmë me celefon dhe ta lëmë në frigorifer derisa ta shërbejmë.

/tvklan.al