Të ftuar:

Greiss Petroviç

Olti Shulla – make up artist

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Kek me mollë, arra dhe rrush të thatë

100 gr arra
100 gr rrush të thatë
2 mollë
3 vezë
200 gr sheqer
1 lugë gjelle rum
1 filxhan kafeje ujë
100 ml vaj
300 gr miell
1 pako pluhur pjekës

Fillimisht arrat i grim në copëza të vogëla. Rrushin e thatë e vendosim në një tas në ujë për ta hidratuar atë. Qërojmë mollat dhe i presim ato në copëza të vogëla. Në një tas përzjejmë 3 vezë,i përzjejmë mirë e mirë e më pas vezët i bëjmë sëbashku me sheqerin, shtojmë rumin e më pas uijn.

Vazhdojmë përzierjen duke shtuar vajin, i përziejmë duke shtuar pak nga pak miellin e më pas pluhurin pjekës, shtojmë arrat e grira plus rrushin e thatë te shtrydhur nga uji plus mollët i shtojmë ne tas dhe i përziejmë me spatul. Lyejmë një tavë keku me gjalpë dhe pak miell e më pas nivelojmë brumin . Vendosim tavën ne furrën e parangrohur në temperaturen 180 gradë për 40 deri në 50 minuta.

Recetë për një drekë me patëllxhanë, e lehtë dhe e lirë

2 patëllxhanë
1 qepë
1 spec i kuq
1 gotë domate në copa
1 lugë kafe sheqer
2-3 thelpinj hudhra
1 filxhan kafeje ujë
4 vezë
40 gr djathë mozzarela për picë

Fillimisht qërojmë pjesërisht patëllxhanët dhe i presim ato në kubik të vegjël me brinjë 1 cm. Ngrohim pak vaj në tigan dhe skuqim patëllxhanët derisa te zverdhen mirë. I largojmë në një pjatë + kripë + piper të zi. Në po ate tigan shtojmë përsëri pak vaj dhe kaurdisim qepën sa te zverdhet lehtë, shtojmë domatet plus sheqerin dhe hudhrat e grira. Lëmë domatet të ziejnë për 10 minuta duke i shtrydhur pak. Kthejmë patëllxhanët në tigan duke i përzierë lehtë.

Me ndihmën e një luge bëjmë 4 gropëza në të cilën thyejmë dhe shtojmë nga një vezë në cdo gropë shtojmë pak kripë në cdo vezë vendosim kapakun për 5-6 minuta. Në sipërfaqe shtojmë djathë të grirë me rende dhe mbulojmë tiganin përsëri me kapak që të shkrijë djathi më pas ta shërbejmë.

Mbrëmja e maturës, fustanet ideale që mund të zgjidhni

Make-up perfekt për mbrëmjen e maturës