Luan Daci është shkarkuar përfundimisht nga detyra e tij, si gjyqtarë i kolegjit të posaçëm të Aplimit. Trupa gjyqësore e shkallës ë dytë të vettingut, që mori vendimin, ishte e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese si dhe anëtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama. Ata kanë arsyetuar se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtij institucioni.

Ndaj Kolegji vendosi masën disiplinore “shkarkimin nga detyra”. Po ashtu trupa gjykuese thekson se Daci është dënuar me një vendim të formës së prerë për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, e bën atë të papërshtatshëm për vijimin e funksionit të tij kushtetues.

Ish-gjyqtari Daci është shprehur se anëtarët e këtij institucioni kanë shkelur dy kushtetuta për vendimin e dhënë, si dhe theksoi, se për të drejtën e tij do të drejtohet deri në Gjykatën e Strasburgut. Luan Daci u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apalit për falsifikim të dokumenteve më 6 muaj burg që ju konvertua në 1 vit shërbim prove. Ai u gjet fajtorë për faktin që kishte fshehur masën disiplinore shkarkim nga detyra në vitin 1997 me firmën e ish-presidentit Rexhep Mejdani, për paaftësi në punë. 

Daci masën disiplinore nuk e deklaroi në vitin 2017 kur kandidoi për të qenë gjyqtarë i KPA-së. Ai nuk e deklaroi në CV e dorëzuar pranë avokatit të popullit dhe po ashtu në komisionin Ad Hoc parlamentar i pyetur nga deputetët, është shprehur se është larguar me dorëheqje. 

Klan News