Situata e pastërtisë në tregjet e Shkodrës ka futur në një konflikt tregtarët dhe bashkinë e qytetit. Në brendësi të tregut, por edhe jashtë tij nuk është e vështirë të dallosh mbeturinat e shumta, ku era dhe mundësia për përhapjen e infeksioneve janë evidente.

Sipas tregtarëve shlyerja e detyrimeve për taksën e pastrimit, nënkupton edhe mirëmbajtjen e ambienteve të tregut nga bashkia e qytetit.

Tregtari 1: “Se edhe një gjë, taksat e paguara bashkia as nuk e vuri ujin në zjarr për atë punë edhe siç e shihni vetë. Banjot pa pastruar , era, gjithë kjo temperaturë që është këtu është rrezik. Nuk përjashtohet rreziku i asnjë lloj sëmundje, këtu është katastrofë.”

Tregtari 2: “S’ka asnjë lloj rregulli këtu, këto banjoja, peshku gjithkund i papastër.”

Tregtari 3: “Nuk vjen një o vëlla të vijnë të thonë, ne paguajmë 186 mijë lekë, paguajmë taksën mujore, paguajmë dhe sigurimet shoqërore jemi të përpiktë në të gjitha anët.”

Nga ana e tyre konsumatorët shprehen se rreziku e sëmundjeve është më i madh, sidomos në periudhën e verës.

Qytetare: “Tregtarët përpiqen ta mbajnë vendin aty ku rrinë. Ndonjëherë edhe kemi frikë.”

Qytetari: “Nuk është edhe aq e pastër, por çfarë të bëjmë.”

Në të gjithë tregun nuk mund të gjesh asnjë kosh plehrash. Ndërkohë që aksioni për pastrimin e  tij kryhet në mënyrë vullnetare nga vetë tregtarët./tvklan.al

Gazetar: Simon Shkreli