Për të gjetur një adresë në kryeqendrën e veriut në Shkodër është më shumë se një aventurë. Fletëthirrjet në gjykata, faturat e energjisë elektrike apo një sërë shërbimesh të tjera kthehen mbrapsht, si pasojë e problemeve me adresat.

Qytetari 1: Vështirësi ka, normale për arsye se tabelat nuk janë të rregullta nëpër rrugica, nëpër qendra.”

Qytetari 2: “Vështirësi ka se shumë qytetarë shkodranë i njohin lagjet me emrat e vjetër, dhe sot ka edhe emra të rinj, plus ardhjet që janë bërë janë të ngatërruara.”

Të përfshirë në meselenë e adresave nuk janë vetëm qytetarët, por edhe institucionet publike.

“Janë të gjitha pa adresë, ja lexoje. Dega … Shkodrës nuk duhet të pranonte faturat nga KESH, Telekom pa adresa. Që më të drejtë … ka refuzuar t’i marrë …”

“Duke ik duke pyetur shtëpi më shtëpi që të gjej adresën, mos të kthej letrën.”

Në projektet e ministrisë së brendshme dhe pushtetit lokal, janë gati për tu vendosur rreth 24 mijë tabela godinash dhe 6 mijë tabela për rrugët. Por gjithçka është në pritje të përfundimit të legalizimeve .

Ritvan Torshani: “Gjatë muajit shtator do të punohet për mbylljen e poligoneve, mbylljen e kufijve të rrugëve dhe vendosjen e emërtimeve.”

Vendosja e tabelave dhe emërtimeve në rrugë pritet të nisë së shpejti, por deri atëherë siç thotë populli me të pyetur mund të shkosh deri në Stamboll./tvklan.al

Gazetar: Simon Shkreli