Jo vetëm perla e jugut, por edhe veriu i Shqipërisë është në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media kanadeze ‘Toronto Star’ shkruan se Shqipëria është destinacioni turistik në rritje i Evropës. Përtej rivierës së saj, ofron lartësitë e pacënuara malore dhe deri te vendet e trashëgimisë antike.

Gazetarja Xhenifer Maloj, në reportazhin e saj, shkruan se në të vërtetë Shqipëria duket e vendosur për të lënë pas të kaluarën e saj komuniste dhe promovuar veten si një destinacion ideal turistik.

Megjithëse zona e quajtur Riviera Shqiptare ka tërhequr vëmendjen më të madhe të udhëtarëve vitet e fundit, një pjesë kyçe e strategjisë së turizmit të qëndrueshëm të qeverisë përfshin nxitjen e njerëzve për të eksploruar më tej peizazhin natyror të pacënuar të vendit.

Konkretisht Thethi, bukuritë e Bjeshkëve të Namuna cilësohen si një bekim. Ndërsa vlerëson bujtinat, mikpritjen e banorëve të zonës, përmend gatimin tradicional, tavën e kosit.

Rrugëtimi i gazetares së bashku me familjen më pas vijon për të eksploruar vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën. Këto qytete të përcillnin ndjesinë e një oazi otoman.

Udhëtimin nëpër Shqipëri e përfundon në Qeparo, i cili tashmë ka filluar të lulëzojë. Maloj, për këtë eksperiencë të saj, thekson se “mbetet vetëm të shpresojmë që kur të kthehemi sërish një ditë, vendi do të ndihet ende kështu: plot jetë, karakter dhe familje”.

Tv Klan