Sot në mbrëmje luhet finalja e madhe e kampionatit europian me Spanjës dhe Anglisë, sfidë që mund ta ndiqni ekskluzivisht dhe pa pagesë në ekranin e Tv Klan.

Gazetari dhe komentatori Alban Xhihani pati një lidhje live për edicionin e lajmeve nga fan zone në Berlin, aty ku është mbushur plot me tifozë.

Se kush do të fitojë trofeun do ta mësojmë sot në mbrëmje! Spanja ka kaluar skuadra më të forta në këtë turne, megjithatë edhe fuqia e Anglisë nuk duhet nënvlerësuar.

Pavarësisht filozofive të ndryshme, dy skuadrat i bashkon sot vetëm një gjë: Dëshira për fitore.

Sa i përket formacioneve, për “Tre Luanët” i vetmi dyshim mund të jetë Luke Shaw për Tripier. Ai është më i përshtatshëm në atë pozicion, megjithatë edhe Tripier ka treguar vlerat e veta.

Nga ana tjetër për iberikët rikthehet Carvajal dhe Le Normand, të cilët kanë qenë të pezulluar për shkak kartonësh./tvklan.al