Unai Simon, portieri i Athletic Bilbaos dhe përfaqësueses së Spanjës, ka dhënë një intervistë për SportWeek në të cilën ka folur për europianin që zhvillohet në Gjermani.

Si e shihni grupin europian?

“Po aq e komplikuar sa rivalët tanë, më duket e qartë. Italia dhe Kroacia ishin në finalen e katër të Ligës së Kombeve një vit më parë. Arritëm t’i mposhtim të dy, por niveli është i lartë. Ndër të tjera u përballëm edhe me ta, 3 vite më parë në kampionatin europian, me Kroacinë në 1/16 në një ndeshje absurde, e cila përfundoi 5-3 në kohën shtesë kurse me Italinë në gjysmëfinale, duke humbur me penallti.  Dy kombëtare super konkurruese të vështira për çdo kundërshtar. E vërtetë që Italia ka ndërruar trajner, por për mua vazhdojnë të duken si një rival shumë i rrezikshëm. Ne jemi në një grup të vështirë, nuk ka hapësirë ​​për gabime edhe pse Shqipëria mund të ketë më pak emër, në letër. Shqipëria mund të duket si një kundërshtar i nivelit më të ulët” në letër”, por ata janë një ekip i shkëlqyer. Shqipëria është në EURO 2024 sepse e ka merituar, prandaj është i ndaluar relaksimi”- tha Unai Simon.

Cili është qëllimi juaj?

Simon: “Të fitosh turneun. Ose të paktën kjo duhet të jetë ideja kur filloi gara, dhe më pas të ndjekësh planin e paracaktuar, të kesh një grup të mirë, të kapërcesh vështirësitë që përmenda më parë dhe më pas të vazhdosh. Nuk ka të bëjë vetëm me rezultate, por edhe me lojën. Ideja jonë është të jemi superiorë ndaj rivalëve tanë, të imponojmë lojën tonë, të jemi kombëtarja që duan tifozët tanë, proaktive dhe brilante, atëherë padyshim që çdo gjë mund të ndodhë, gjëra të mira ose jo aq të mira, por objektivi duhet të jetë e qartë: fitorja”-

Spanja nis EURO 2024 sot më ora 18:00 ku do të ndeshet me Kroacinë në  Olympiastadion të Berlinit.