Ushtarët e Koresë së Veriut kaluan për pak kohë kufrin e zonës së çmilitarizuar që ndan dy Koretë, por u larguan pas të shtënave paralajmëruese të ushtarëve të Seulit.

Autoritetet e Koresë së Jugut besojnë se shkelja e kufirit nga ana e tyre nuk ishte e qëllimshme. Ata thonë se ushtarët kaluan aksidentalisht ndërsa po forconin kufirin, incidenti i dytë i tillë në më shumë se një javë.

Vetë kufiri nuk është i rrethuar dhe tabelat nuk duken mirë për shkak edhe të rritjes së madhe të  bimësisë.

Që nga muaji Prill Koreja e Veriut ka dërguar një numër të madh trupash në zonën e çmilitarizuar për ta pastruar nga bimët dhe për të ndërtuar fortifikime. Zyrtarët ushtarakë në Seul theksojnë se në mesin e ushtarëve të Koresë së Veriut ka patur viktima të shumta për shkak të shpërthimeve të minave tokësore.

Në javët e fundit, tensionet mes dy Koreve janë shtuar për shkak edhe të rifillimit të luftës me balona nga të dyja anët e kufirit. Qeveria totalitare e Koresë së Veriut është ankuar për vite me radhë për aktivistët e Koresë së Jugut që përhapin materiale kundër Phenianit.

Fletëpalosjet shpesh kritikojnë shkeljen e të drejtave të njeriut në Koresë e Veriut ose tallen me udhëheqësin e saj Kim Jong Un i cili është kundërpërgjigjur me balona që mbanin mbeturina.

Klan News