Gazetari i Tv Klan, Glendi Tafaj, zbuloi në emisionin “Euro Zone”, se trajneri Silvinjo, do të bëjë tre ndryshime në formacion për ndeshjen me Kroacinë.

Balliu pritet të marrë vendin e Hysajt në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në qendër, Ismajli do të jetë në vendin e Ajetit.

Nuk priten ndryshime në mesfushë, ndërsa në krahun e majtë, Hoxha, duket se ka fituar balotazhin me Seferin. Në qendër të sulmit do të jetë sërish Broja.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

(4-2-3-1): Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Hoxha, Bajrami, Asani; Broja.