Pas 7 ditësh Shtete e Bashkuara do të bëjnë publik raportin më të fundit, se deri ku është e përfshire Shqipëria në hartën e trafikut tradicional. Një paralajmërim ky i  bërë nga vetë ambasadori amerikan në Tiranë, i cili ka preferuar të mos bëjë publik asnjë detaj të këtij raporti dhe pse personalisht ishte i ftuar te jepte opinionin e tij, lidhur me strategjinë më të fundit te institucioneve shqiptare në luftën kundër trafikut të organizuar dhe atij ndërkombëtar. 

John Withers: “Nuk kemi parë deri me tani zbatim efektiv të këtyre projekteve. Asnjë plan sado gjithëpërfshirës të jetë nuk mund të gjejë zbatim po nuk pati koordinim dhe bashkëveprim të aktorëve të angazhuar.”

Helmuth Lohan: “Dy pikat më të rëndësishme të kësaj strategjie janë mbrojta e viktimave të trafikut dhe ajo e dëshmitareve. Amnisty Internacional në raportin për Shqipërinë ju  referua më së shumti këtyre dy mangësive. Bashkimi Europian, financon projekte dhe strategji në luftën kudër trafiqeve, mbrojtjen e të miturve, atë të kufirit pse jo dhe reformën në drejtësi, shpresojmë të vazhdojmë më tej.”

Robert Bosch: “Dhe pse Shqipëria ka ndërmarrë përpjeke thelbësore në luftën kundër trafikimit, problem mbetet ai i brendshëm. Shume i mire-organizuar është ai i punësimit të fëmijëve që detyrohen të lypin çdo ditë në rrugët qendrore të Tiranës. Ky plan veprimi shpresoj të mos jetë i shkruar vetëm në letër, besoj në një fillim të ri.”

Krerët e lartë të institucioneve shqiptare premtuan luftë absolute ndaj krimit dhe kujtdo që përfshihet në të.

Bujar Nishani: “Gjatë punës sonë kemi synuar të krijojmë rrjete dhe mekanizma efikas për të goditur autorët e krimit dhe për dhënien e shërbimeve të duhura për viktimat e trafikimit.”

Ina Rama: “Ky fenomen në formën klasike të trafikimit të qenieve njerëzore të mos ketë më ato përmasa që ka pasur para disa vitesh, por vërehet se ajo ka çuar në ndryshimin e formës së kontrabandimit të njerëzve që tashmë në shumë raste paraqitet në formën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.”

Strategjia me e re e luftës kundër trafiqeve dhe qenieve njerëzore do të përfshije një periudhë 2 vjeçare, 2008 – 2010./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani