Armando Broja është një nga futbollistët që mund të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Sulmuesi kuqezi ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në muajt e fundit, por në garë për shërbimet e tij është futur edhe Monako.

Klubi nga principata njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me kapitetnin Ben Jeder.

Dhe 22 vjeçari shikohet si një nga lojtarët që mund ta zëvendësojë atë në ofensivë.

Chelsea edhe pse ka një kontratë deri në 30 qershor 2028, është gati që me ofertën e duhur ta shesë atë.

Sipas gazetës sportive franceze “L’Equipe”, drejtuesit e Monakos e shikojnë Brojën si një investim të mirë. Shqiptari konkuron me emra të tjerë për ofensivën si Konate dhe Mikataze.

Edhe sulmuesi tjetër kuqezi Rei Manaj duket se do të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Sivasporin në Superligën turke, 27-vjeçari postoi një foto në “Instagram” ku falënderonte tifozët e ekipit dhe se gjithnjë do t’i mbante në zemër ata.

Në 33 takime në kampionat, ai shënoi 18 gola dhe dha 3 asiste. Ndërsa në total, realizoi 22 herë në sezonin 2023/2024.

Klan News